Një situatë alarmante raportohet në fshatin Luz i Vogël në Kavajë.
Ishte ish-kryeministri Sali Berisha që publikoi fillimisht mesazhin e një gjimnazisteje nga ky fshat, e cila shprehej se është mbyllur shkolla për shkak se janë gjetur nxënës me morra.
Mirëpo, situata është më e rëndë se kaq. Burime konfidenciale bëjnë me dije për Newsbomb.al se është mbyllur kopshti dhe shkolla për disa ditë.
Punonjës të ministrisë së Shëndetësisë kanë kryer ditën e premte një kontroll dhe kanë konstatuar fëmijët me infeksion në lëkuren e kokës, ç'ka sjell rënien e flokëve.