INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmante, një tjetër fëmijë 11 vjeç i zhdukur në Vlorë, shoqërohej me monstrën që i preu kokën nipit

Alarmante, një tjetër fëmijë 11 vjeç i zhdukur në Vlorë, shoqërohej me monstrën që i preu kokën nipit

Publikuar më: 09:52 18-08-2016

Një ditë pasi u bë publike vrasja makabre që xhaxhai i sëmurë mendor Jorgos Zani vrau nipin e tij vetëm 12 vjeç, duke i prerë kokën, të tjera të dhëna alarmante vijnë nga qyteti bregdetar i Vlorës. Mësohet se një tjetër 11 vjeçar, i cili shoqërohej me Jorgos Zanin, 30 vjeçarin e sëmurë mendor, rezulton i zhdukur prej 3 ditësh. Ky detaj po hetohet nga grupi që prokuroria dhe policia ka ngritur për vrasjen makabre të fëmijës 12 vjeç.
Mësohet se P.Konomi është fëmijë i dy prindërve të sëmurë mendorë. Të afërmit po e kërkojnë, por nuk kanë mundur të bien në gjurmët e tij që prej tre ditësh. Ndërkohë banorët e Palasës thonë se ai shoqërojen me Jorgos Zanin dhe me Andrean 12 vjeçar që u gjet i vrarë një ditë më parë.
Tashmë kjo ngjarje po hetohet nga policia e qytetit brengdetar, ndërsa mësohet se për zhdukjen e tij do të pyetet edhe autori i vrasjes makabre të 12 vjeçarit një ditë më parë.
Por banorët e zonës thonë se 11 vjeçari i zhdukur njihej si fëmijë problematik në fshat. Ai nuk frekuentonte shkollën dhe vazhdimisht është shoqëruar me Jorgos Zanin, 30 vjeçari i sëmurë mendor.

Article Logic
Execution time: 0.0035030841827393