INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmante/ Organizatat terroriste po planifikojnë sulme shaktrruese nëpërmjet robotëve

Alarmante/ Organizatat terroriste po planifikojnë sulme shaktrruese nëpërmjet robotëve

Publikuar më: 13:04 30-11-2017

Organizatat terroriste do fillojnë të zotërojnë inteligjencën artificiale për të organizuar sulme vdekjeprurëse, kanë ngritur alarmin komisioni i Dhomës së Lordëve në Britani.

Alvin Wilby, nënkryetar i hulumtimit ka deklaruar se sulmet tashmë mund të vijnë dhe nga dronët e vegjël të cilët e kanë dhe më të lehtë për të përzgjedhur objektivet e tyre.

Ndërsa Noel Sharkey, profesori inteligjencës artificiale dhe robotikës në Universitetin e Sheffield është shprehur i frikësuar se shumë shpejt mund të nisin sulme me robotët të cilët do jenë të programuar të jenë shkatërrues, e nëse ndodh kjo do jetë shumë e vështirë të parandalohen katastrofa.

Komiteti i Lordëve, i cili po heton ndikimin e inteligjencës artificiale në biznes dhe shoqëri, u tha se zhvillimet teknologjike në Britani po nxiten nga sektori privat dhe jo ai shtetëror dhe kjo e bënë dhe më të vështirë që të ndalosh që robotët shkatërrues të bien në duart e gabuara.

Specialistet shprehen se vetmja mënyrë për të parandaluar këtë garë të armëve të reja, është që të vendosen kufizime të reja ndërkombëtare mbi kontrollimin e armëve robotike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037448406219482