INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi. Burgosja e gazetarëve në gjithë botën arrin në shifra rekord

Alarmi. Burgosja e gazetarëve në gjithë botën arrin në shifra rekord

Publikuar më: 14:16 30-09-2018

Një numër i madh gazetarësh po burgosen në të gjithë botën. Një raport i Komunitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve zbulon se “262 gazetarë rezulton se ishin të arrestuar për shkak të punës së tyre në fund të vitit 2017.  Të dhënat i bëri publike drejtori ekzekutiv i CPJ Joel Simon gjatë një aktiviteti të mbajtur të premten në Kombet e Bashkuara. Burgosje gazetarëve është një formë brutale e censurës. Në fund të vitit 2017, shkelësit më të këqij ishin Turqia, me 73 gazetarë të burgosur; Kina me 41; dhe Egjipti me 20. CPJ thotë se “më shumë se gjysma e të gjithë gazetarëve të burgosur u dënuan për raportimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut”. Simon tha se Kombet e Bashkuara nuk kanë qenë një zë i fuqishëm për këtë çështje, sepse ekziston kultura e përmendjes rrallë dhe shteteve të saj anëtare nuk u kërkon llogari për burgosjen e gazetarëve. Gjatë aktivitetit të organizuar në Kombet e Bashkuara CPJ tha se reporterët janë burgosur padrejtësisht. Ata janë shtetas të Bangladeshit, Kirgistanit, Egjiptit dhe Mianmarit.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336