INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi, fëmijë kamikazë nëpër rrugë

Alarmi, fëmijë kamikazë nëpër rrugë

Publikuar më: 10:36 12-04-2016


Agjencia e mbrojtjes së fëmijëve, United Nations, ka ngritur shqetësimin mbi rritjen e numrit të fëmijëve që kryejnë atentate kamikaze në emër të organizatës Boko Haram, e cila e ka bazën në Nigeri dhe është vetëshpallur në krah të shtetit Islamik.

Sipas UN, një në pesë sulme vetëvrasëse tashmë bëhet nga fëmijë që janë marrë me forcë nga familjet e tyre. Sipas statistikave numri i këtyre sulmeve është rritur me 10-fish nga katër në vitin 2014, në 40 gjatë 2015-ës, përfshirë këtu edhe muajt e parë të këtij viti.

Unicef deklaron se më shumë se 1.3 milion fëmijë janë rrëmbyer në shtetet Kamerun, Çad, Nigeria dhe Niger. Po bëhen gati dy vjen nga ngjarja e rrëmbimit të 200 vajzave në një shkollë në Chibok, e cila u pasua me lëvizjen “Bring Back Our Girls” (Na Ktheni Vajzat Tona) megjithatë asnjë prej tyre nuk është gjendur ende.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006