INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i deputetit të PD-së: Bandat e Tahirit po kërcënojnë gazetarët

Alarmi i deputetit të PD-së: Bandat e Tahirit po kërcënojnë gazetarët

Publikuar më: 15:04 21-10-2017

Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, aty ku shumë simpatizantë të deputetit Saimir Tahiri kanë qëndruar për dy ditë më radhë, janë shënuar dhe incidentet mes tyre dhe gazetarëve. Simpatizantët socialistë kanë ofenduar dhe kërcënuar gazetarët menjëherë pas prononcimit të deputetit socialist. Por kjo ka sjellë reagimin e ashpër të deputetit socialist Klevis Balliu. Deputeti demokrat kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të uniformave blu.

Klevis Balliu:
Të dashur bashkatdhetarë
Banditët nën kontrollin e IL CAPO DEI CAPI sot në mbështetje të Tahirit, të mos kërcënojnë gazetarët.
Policia të marrë masa urgjente.
Është e pafalshme kjo që po në ndodh në sytë e të gjithë Shqiptarëve.
Këta banditë, bashkëpunëtorë, përfitues të super strukturës të kanabisit, që u vjen keq për Tahirin nuk u vinte keq për ato qindra djem të ri të vrarë për aferat e drogës që pasuronin Saimir Tahirin dhe Edvinin.
Nuk u vinte keq këtyre banditëve, kur arrestoheshin qytetarët nëpër fshatra e qytete të vendit tonë për ujë dhe drita apo rregullimin e tjegullave të çatisë që mos t’i hynte shiu në shtëpi.
Nuk u vinte keq këtyre kur u tërhoq zvarrë në sy të të birit 10 vjeçar zotëria në Shkozet.
Të merren masa për këta banditë të orkestruar dhe të paguar nga Rama-Tahiri. Të demaskohen emrat dhe lidhjet e përfitimet e tyre nga strukturat e kanabisit.
Këta banditë nuk do të arrijnë dot kurrë amortizimin e lëvizjes opozitare as reagimin e popullit shqiptar. Këta çiliminj të krimit nuk e ndalojnë dot ditën e drejtësisë që po u afrohet gjithmonë e më shumë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët.

klevis_balliu.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0035338401794434