INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i ekspertëve: Kimikatet në shampo dhe lodra dëmtojnë mëlçinë, çfarë rrezikojmë tjetër

Alarmi i ekspertëve: Kimikatet në shampo dhe lodra dëmtojnë mëlçinë, çfarë rrezikojmë tjetër

Publikuar më: 11:23 03-06-2019

Kimikatet të cilat gjenden në shampo, lodra dhe në dysheme mund të dëmtojnë mëlçinë si dhe të shkaktojnë probleme të tjera metabolike. Është ky alarmi që japin shkencëtarët në Serbi të cilët shtojnë se kimikate të tilla mund të na rrezikojnë edhe nga diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.

Një studim të tillë ata e prezantuan gjatë një konference të zhvilluar në Lion të Francës. Ekspertët shtojnë se një çrregullim mund të ndodhë kur reaksionet kimike jonormale në trup ndryshojnë procesin normal të metabolizmit tonë. Hulumtuesit panë se njerëzit me nivele më të larta të elementëve kimike në urinën e tyre kishin më shumë gjasa të ishin obesë ose diabetik.

Në mënyrë të ngjashme, njerëzit që kishin sasi të rrezikshme të yndyrës në qarkullimin e gjakut treguan shenja të dëmtimit të mëlçisë.

Megjithatë, një nga autorët e studimit, u bëri thirrje shkencëtarëve të gjejnë mënyrat për të minimizuar kontaktet e njeriut me 'kimikatet e dëmshme'. Ekspertët pranuan se mostra e pjesëmarrësve të marrë në hulumtim ishte e vogël, por rezultatet e studimit sugjeruan se elementët kimikë shkaktojnë 'dëmtime toksike në mëlçi', si dhe ndryshojnë metabolizmin për të rritur rrezikun e obezitetit dhe diabetit. Mjekët nënvizuan se njerëzit duhet të informohen dhe të ndërgjegjësohen për efektet e dëmshme që lëndët kimike kanë në sistemin endokrin.

Ata shpjeguan se ftalatet janë një grup kimikatesh që përdoren për të zbutur dhe rritur fleksibilitetin e plastikës.

Ky grup kimikatesh është përdorur në shumë produkte të konsumit, duke përfshirë produkte kozmetikë dhe produkte të kujdesit personal. Duke parë rrezikshmërinë që kanë në shëndet tre grupe të ftalateve janë ndaluar në lodrat e prodhuara në Bashkimin Evropian.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033671855926514