INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alarmi i ekspertëve për IN News, ka ende fermerë që nuk e njohin veterinerin

Publikuar më: 15:59 03-01-2018

Një rast skandaloz në lidhje me cilësinë e mishin ka konstatuar një prej ekspertëve në vendin tonë. Alban Zusi thotë për IN News se përpara se të merrej nisma, që të mos therej më në rrugë dhe të mbylleshin qindra thertore pa kushte higjeno-sanitare, pronarë të tyre nuk kishin marrë asnjëherë veterinerë për të kontrolluar apo vaksinuar kafshët e tyre. 

“Mbi 100 pika therje ishin turp, s'kishin parë asnjëherë veterinerë. Edhe pas aksionit shumë thertore raportonin mungesën e veterinerit, tha Zusi për IN News.
Zusi zbulon dhe një tjetër skandal kur thotë se një kryetar bashkie, që s’preferon ti thotë emrin në vend të veterinerit kishte punësuar dikë tjetër.
“Në një bashki vendin e veterinerit kishte zënë shoferi i tij,” theksoi Zusi.
Po në këto kushte pasigurie ushqimore një shembull të mirë ka dhënë Bashkia e Tiranës, që dy muaj më parë ka hapur thertoren e parë publike, duke mundësuar tregëtimin e mishit të kontrolluar dhe brenda standardeve.

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496