INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alarmi i FMN, infrastruktura në Shqipëri me cilësi 70% më të dobët se norma e BE[VIDEO]

Publikuar më: 09:26 09-02-2018

Infrastruktura në vendet e Ballkanit Perëndimor është larg standardeve, që ofron Bashkimi Europian. E vendi ynë paraqitet më keq në rajon. Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport mbi infrastrukturën publike në Ballkanin Perëndimor, sqaron se indeksi agregat i komponentëve individuale të infrastrukturës publike rezulton 50% më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian dhe ndikon drejtpërdrejt tek investimet e huaja direkte. Në studim janë marrë autostradat, hekurudhat, aeroportet, energjia dhe internetin me bazë të gjerë.
Më keq në fakt paraqitet vendi ynë me cilësi infrastrukturore 70% më të dobët se normat e lejuara. Më mirë në rajon është Serbia me 30% më të ulët se mesatarja e BE. Infrastruktura e dobët thuhet në raport me shumë gjasa limiton integrimin e thelluar rajonal, pengon vendet e Ballkanit Perëndimor nga përfitimi më i madh i ekonomisë së shkallës dhe zbeh atraksionin ndaj tyre si destinacione për Investimet e Huaja Direkte.

Article Logic
Execution time: 0.002659797668457