INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i FMN, politikat fiskale në Shqipëri të dështuara

Alarmi i FMN, politikat fiskale në Shqipëri të dështuara

Publikuar më: 12:41 20-06-2016

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një raport për politikën fiskale, ka vërejtur se qeveria shqiptare edhe pse rriti taksat në vitin 2014 duke e bërë Shqipërinë vendin me taksat më të larta në rajon nuk ka mundur të përmirësojë të ardhurat. Në të dhënat e analizuara nga Monitor thuhet se problemet lidhen me gabimet në projektimet buxhetore, mungesa e eficiencës në shpenzime dhe rekomandimet për përballjen me evazionin
Edhe vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një analizë të posaçme për këtë çështje, tregon këndvështrimin e tij mbi masat e marra nga qeveria.
Programi i ri me FMN, EFF që nisi në vitin 2014, ndihmoi në përmbysjen e trendit të krijuar në mbledhjen e të ardhurave (që në 2013-n ishte në rënie) kryesisht me përmirësimin në mbledhjen e kontributeve dhe tatim fitimit.
Qeveria shqiptare rriti normat e taksave, në mënyrë të veçantë për tatimfitimin dhe akcizat. Gjithashtu po më 2014, qeveria riktheu tatimin progresiv në vend të taksës së sheshtë, duke lënë% të taksapaguesve nën pragun e tatimit zero. Të gjitha këto politika, me parashikimet tejet të gabuara mbi të ardhurat, e kanë përkeqësuar rendimentin fiskal, vë në dukje Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ja problemet që veçon FMN:

- Taksa të larta, rendiment i ulët

- Ka dështuar rritja e taksave

- Efikasiteti i tatimeve ka rënë

- Gabime drastike në parashikime

- Gafat në performancën e të ardhurave më 2015

- Evazioni i lartë

Rekomandimet e FMN:

Të ardhurat e ulëta tatimore vijnë nga dobësitë në administrimin e tatimeve dhe evazionit, të cilat janë duke u trajtuar. Autoritetet shqiptare nisën një përpjekje të reformës në shtator 2015 për të përmirësuar përputhjen e taksave, për të luftuar evazionin dhe për të minimizuar informalitetin dhe në këtë mënyrë, për të rritur grumbullimin e taksave.
Masat e ndërmarra kundër informalitetit kanë ndikuar në drejtim të rritjes së regjistrimit të bizneseve.
Por rezultatet e vërteta duket se po vijnë nga kontrollet mbi tatimpaguesit e TVSH-së.
Për shembull, verifikimi i kryer mbi 1358 tatimpagues të TVSH-së nga data 8 mars 2016 ka dhënë një shtesë prej 2,9 miliardë lekësh.
Gjithashtu përjashtimet e mallrave të importit nga TVSH-ja duhet të reduktohen për të lehtësuar në këtë mënyrë kontrollin e zinxhirit të TVSH-së.
Pragu i lartë i tatimit me zero të pagave e bën më të vështirë për administratën të kontrollojë nivelin real të pagave për efekt taksash.
FMN thotë se ka vend për një bashkëpunim më të madh ndërmjet tatimeve dhe doganave. Shkrirja e administrative tatimore dhe doganore mbetet një synim afatgjatë dhe nuk është duke u ndjekur, për të shmangur devijimet nga fushata e antiinformalitetit. Megjithatë, ka pasur iniciativa për të rritur bashkëpunimin mes të dy agjencive. Këto përfshijnë krijimin e një njësie të përbashkët të riskut, ndarjen e të dhënave dhe programe pilot për auditime të përbashkëta.

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439