INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i Huffington Post: Kujdes nga Muxhahedinët në Shqipëri

Alarmi i Huffington Post: Kujdes nga Muxhahedinët në Shqipëri

Publikuar më: 12:37 02-03-2016

Mbërritja e muxhahedinëve në Shqipëri u la në heshtje nga qeveria shqiptare, e madje në vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry ajo nuk u prek farë në konferencën për shtyp në krah të kryeministriot Edi rama. Por ky vendim i qeverisë shqiptare duket se ka marrë vëmëndjen e medias botërore. Pas reagimit të fortë të Radios Shtetërore Iraniane, një reagim po kaq i ashpër vjen nga Huffington Post. Në një shkrim të autorit Massoud Kohdabandeh, një këshilltar për strategjitë e Lindjes së Mesme, ngre alarmin për vendin tonë.

 “Përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar dhe forcuar institucionet politike, të sigurisë, të drejtësisë dhe ato civile pas vitesh të tëra diktaturë, mund të minohen në mënyrë drastike nëse vendi injoron ose nënvlerëson rrezikun që vjen nga mbërritja e muxhahedinëve nga Iraku”.

Sipas tij, në vitin 2013, Sali Berisha pranoi të marrë vetëm 200 muxhahedinë për arsye humanitare, por procesi vazhdoi dhe në vitin 2016. Shqipëria do të marrë edhe 3 mijë muxhahedinë pasi Rumania refuzoi që t’i marrë ata, shkruan Massoud Kohdabandeh, një këshilltar për strategjitë e Lindjes së Mesme. Në fakt, sipas autorit asnjë vend nuk pranon t’i marrë ata dhe vetë Iraku mezi pret që t’i heqë qafe.

Autori i shkrimit, i cili në fakt duhet të alarmojë të gjithë, fakti se në Shqipëri nuk ka shumë vëmendje ndaj këtij problemi vjen edhe për shkak se ata po vijnë me grupe të vogla.

“Në Shqipëri, ata kanë krijuar de fakto një enklavë, që është jashtë ligjit, njësoj siç bënin në Irak”.

Por çfarë rrezikon Shqipëria?

Autori thotë se muxhahedinët janë një potencial për krim në një vend të njohur për korrupsionin e përhapur dhe krimin e organizuar. Por jo vetëm kaq, ata mund të ngrenë lehtësisht një kamp stërvitor për terroristët.

“Komandantët terroristë nga çdo grup mercenar mund t’i shmangen radarit dhe të përfundojnë në Shqipëri, ku do marrin trajnim dhe mbështetje logjistike”.

Por autori I shkrimit ka dhe një këshillë për autoritet shtetërore shqiptare. Këshilla e tij për autoritetet shqiptare është që të mos lejojnë ngritjen e një baze terroristësh dhe të bëjnë sa të jetë e mundur që të mos i trajtojnë si pjesë e një grupi, por si individë.

“Si individë, 3 mijë nuk janë asgjë. Por si grup, askush nuk mund të merret me ta”.

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158