INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i kreut të antimafias italiane për Shqipërinë, trefishohet kultivimi i drogës

Alarmi i kreut të antimafias italiane për Shqipërinë, trefishohet kultivimi i drogës

Publikuar më: 16:06 23-02-2017

Kultivimi I droges ne Shqiperi eshte trefishuar. Konstatimi nuk vjen si zakonisht nga opozita e vendit, por nga Kreu i Antimafias italiane, Franko Roberti. Në një konferencë të përbashkët me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla ai deklaroi se gomonet me drogë që lundrojnë mbajne nje sasia droge qe e kalon trefishin e sasise se viteve paraardhëse.

Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë dhe është e konfirmuar dhe është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri, tha Roberti.

Franko Roberti shpjegoi edhe arsyen pse është rritur kaq shumë trafiku I lëndëve narkotike nga Shqipëria në raport me vendnet e tjera prodhuese si Maroku apo Afganistani, "Është më ekonomike të marrësh lëndë narkotike nga Shqipëria pasi është më afër se vende si Maroku.  Në Itali luftohet gjithnjë e më tepër që në fazën e kultivimit ndërkohë në Shqipëri  kultivimi është i shtrirë në gjithë territorin e vendit".

Ndër të tjera Kreu i Antimafias italiane  theksoi se Italia ka treguar interes për të bashkëpunuar dhe në nominimin e një gjyqtari pranë Ministrisë së Drejtësisë. Tashme eshte ktheyer ne interesi edhe te italianeve qe të verifikojnë dhe te luftojne grupet e trafikut shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988