INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alarmi i mjekëve amerikanë. Rritet numri i të rinjve me tumor në zorrën e trashë [Video]

Publikuar më: 18:13 10-03-2017

Shkencëtarët në botë raportojnë një rritje të mprehtë të shifrave të kancerit kolorektal tek të rinjtë, në të 20-tat dhe '30, e tyre. Studiuesit e kanë konsideruar si një prirje ogurzezë shtimin e rasteve të reja me këtë diagnozë. Shoqata Amerikane e Kancerit që ka analizuar incidencat e kancerit, ka gjetur se normat e kancerit kolorektal, kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme tek moshat më të vjetra, dhe janë shtuar tek të rinjtë. Ekspertët nuk janë të sigurt pse, po ndodh kjo. Kjo shoqatë vlerëson se vetëm këtë vit ka rreth 13,500 raste të reja të zorrës së trashë të diagnostikuar te amerikanët nën moshën 50 vjeç. Ndërkohë në të gjithë Ameriken janë diagnostikuar më shumë se 95,500 raste të kancerit të zorrës së trashë dhe rreth 40.000 raste të kancerit të rectum-it në të gjitha grupmoshat. Sipas studiuesve personat e lindur në vitin 1990, apo edhe më pas e kanë dyfish më të lartë rrezikun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë dhe katërfish rrezikun e prekjes nga kanceri i rectum-it, në krahasim me dikë që ka lindur në vitin 1950.

Article Logic
Execution time: 0.0035111904144287