INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Çmendet” Shkodra, 2500 persona me kartelë për 2 muaj!

“Çmendet” Shkodra, 2500 persona me kartelë për 2 muaj!

Publikuar më: 10:37 15-03-2016

Jashtë normales e kanë konsideruar mjekët psikatër numrin e të diagnostikuarve më probleme mendore në qytetin e Shkodrës. Vetëm në dy muaj raportojnë ata rezultojnë rreth 2500 persona të rinj me sëmundje mendore.
Mjeku psikiatër i Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor, Gjon Preçi, pohoi për Gazetën Shqiptare se më të prekur nga çrregullimet mendore është grupmosha e mesme. Sipas Preçit, shtimi i numrit të pacientëve që vuajnë nga probleme mendore vjen për shkak të kushteve të këqija ekonomike. Edhe në vitin 2015, më shumë se 12 mijë persona kanë kërkuar shërbim të specializuar

Ja sqarimi i mjekut:

“Vetëm këta 2 muajt e fundit, sipas statistikave numri i të sëmurëve me probleme mendore është mbi 2.500, pa llogaritur këtu ndihmën që u ofrojmë personave që kanë probleme të tilla nëpër banesa dhe në komunitet. është një situatë që i kapërcen kufijtë e normales, pasi nuk ka ndodhur gjatë viteve të tjera që kaq shumë persona të paraqiten dhe të marrin shërbim brenda një periudhe 2-mujore. Zakonisht numrin më të madh të vizitave e kanë grupmoshat nga 20 vjeç deri në 55 vjeç. Kjo është frekuenca më e madhe e vizitave. Këto mosha kanë probabilitetin për të shfaqur çrregullime mendore më të shumta. Kjo për faktin se impakti që kanë jo vetëm në jetën e tyre, por edhe në familje është shumë më i madh.”

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326