INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i mjekut të njohur: Fëmijë të infektuar me sëmundje ngjitëse frekuentojnë ambientet publike. Prindër ndërgjegjësohuni!

Alarmi i mjekut të njohur: Fëmijë të infektuar me sëmundje ngjitëse frekuentojnë ambientet publike. Prindër ndërgjegjësohuni!

Publikuar më: 13:08 13-05-2018

Mjeku i njohur Dritan Kalo jep alarmin për rrezikun që u kanoset fëmijëve pasi ambientet publike po frekuentohen edhe nga  të prekurit me sëmundjen e Variçelës e njohur ndryshe si “Lia e Dhenve”. Kjo është një sëmundje ngjitëse prandaj edhe rreziku i përhapjes tek fëmijët e tjerë është shumë i madh. Kalo u bën thirrje prindërve që të ndërgjegjësohen ndërsa thotë se “Ignorantia non est argumentum” (injoranca nuk është argument)... “Arsyeja e vetme pse u ula të shkruaj këto rreshta është fakti se, SOT ndërsa gjerboja një kafe me kushot (kushërinjtë) e mi në një nga lokalet e shumtë rreth Liqenit Artificial të Tiranës isha i pranishëm në skena “ulëritëse” të mos përgjegjësisë qytetare dhe mos ndërgjegjësimit prindëror….Jo pak fëmijë me shenja shumë të qarta të VARICELËS (Lisë së Dhenve) ishin sjellë prej tyre në këto lokale, të cilët vinin vërdallë e luanin me fëmijët e tjerë pa asnjë shenjë klinike të kësaj sëmundje….”-konstaton Dritan Kalo ndërsa shton se kjo sjellje është e papranueshme, e se papërgjegjshmëria e prindërve të fëmijëve të infektuar po  rrezikojnë seriozisht jetën e fëmijëve të tjerë.

foto_fruthi_1.jpg

“KËTA prindër ose janë plotësisht injorantë dhe nuk e dinë se edhe pas daljes së elementëve kutanë të Varicelës: macula, papula, vezikula e krusta ajo sëmundje ende mbetet ngjitëse, infektuese edhe për së paku dy (2) javë, ose papërgjëgjshmëria dhe keqdashësija e tyre i ysht të bëjnë veprime të tilla epidemiologjikisht, shoqërisht dhe moralisht të dënueshme për të tjerët, por pse jo edhe për fëmijët e tyre, që mundet të mbiinfektohen ose të rëndohen…Quo vadis Shqipëria ime!!!”-shkruan i revoltuar mjeku i njohur.

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379