INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i OBSH-së, bota pa ujë, çfarë rrezikohet në shëndet

Alarmi i OBSH-së, bota pa ujë, çfarë rrezikohet në shëndet

Publikuar më: 10:20 18-06-2019

Një në tre persona në botë nuk ka mundësi të ketë ujë të sigurt. Është ky përfundimi në të cilin ka arritur raporti i Unicef dhe OBSH.

Por jo vetëm kaq në raport citohet se më shumë se gjysma e popullsisë së botës nuk ka mundësi të marrë shërbimet minimale higjeno-sanitare.

"Mungesa e qasjes në ujë nuk është e mjaftueshme. Nësi uji është jo i pastër dhe i pasigurt ne nuk po i ndihmojnë aspak fëmijët” u shprehën zyrtarë të UNICEF.

Sipas raportit, rreth 2.2 miliardë njerëz në mbarë botën nuk kanë shërbimet e duhura për ujë të pijshëm, 4.2 miliardë nuk kanë shërbimet e të sigurta sanitare.

Për më tepër, për 3 miliardë njerëz nuk është e mundur të lajnë duart me ujë dhe sapun në shtëpi.

"Nëse vendet e ndryshme dështojnë në përpjekjet e tyre për të garantuar ujë të sigurt do të vazhdojmë të jetojmë së bashku sëmundjet që duhej të ishin zhdukur tashmë si diarre, kolera, tifo, hepatiti A dhe sëmundjet tropikale të harruara “ nënvizuan ekspertët.

Investimi në ujë, shëndetësi dhe higjienë është e dobishme për shoqërinë në shumë mënyra dhe është një bazë thelbësore për shëndetin publik.

Article Logic
Execution time: 0.0042369365692139