INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i OBSH-së, çdo 40 sekonda ndodh një vetëvrasje

Alarmi i OBSH-së, çdo 40 sekonda ndodh një vetëvrasje

Publikuar më: 08:53 08-09-2019

Çdo 40 sekonda në të gjithë botën ndodh një vetëvrasje, duke e renditur si shkakun e dytë të vdekjes mes moshës 15-19 vjeç.

Një shifër e tillë është bërë me dije nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në faqen e saj on line.

Rreth 79% e vetëvrasjeve në botë, thotë OBSH, ndodh në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta dhe përdorimi i pesticideve, varjeve dhe armëve të zjarrit janë metodat më të përdorura.

"Vetëvrasja është një problem serioz i shëndetit publik, megjithatë - nënvizon OBSH - është e parandalueshme me ndërhyrje në kohë, bazuar në prova shkencore dhe shpesh me kosto të ulët".

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417