INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i OBSH-së: Mjekimet po humbasin ‘fuqinë’ për të kontrolluar HIV-in

Alarmi i OBSH-së: Mjekimet po humbasin ‘fuqinë’ për të kontrolluar HIV-in

Publikuar më: 10:03 01-08-2019

 Mjekimet po humbasin fuqinë e tyre për të mbajtur nën kontroll sëmundjen e Sidës, apo njohur ndryshe si  virusi HIV.

Është ky alarmi që jep Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila shpjegon se në 12 vende të Afrikës, Azisë dhe Amerikës një në 10 persona nuk ka rritur t’i përgjigjet pozitivisht terapive standarde.

Një problem i tillë shpjegojnë ekspertët po merr nivele alarmante dhe shqetësuese.

Nga viti 2014 në 2018 OBSH ka realizuar sondazhe në klinika të ndtyshme duke ekzaminuar nivelet e rezistencës tek ata persona që prej katër vitesh kishin nisur trajtimet.

Në 12 vende si Argjentina, Kuba, Nepal, Uganda etj. më shumë se 10% e të rriturve i rezistoi dy ilaceve thelbësore si efavirenz dhe nevirapina.

Shqetësimi kryesor nënvizon organizata botërore është niveli i lartë i rezistencës tek të sapolindurit me hiv ne Afrikën sub-sahariane.

Mjekët shpjegojnë se sida vijon të agravohet kur ndërpritet mjekimi si përshembull gratë mund të kenë marrë antiretrovirale gjatë shtatëzanisë për të parandaluar infeksionin tek fëmijët, por më pas ndalojnë trajtimin për të kontrolluar virusin.

Mjekët nënvizojnë se të prekurit me HIV kurohen me terapinë antiretrovirale që i lejon të kontrollojnë infeksionin që të mos përhapet si dhe të ngadalësojnë përkeqësimin e sëmundjes.

Por në disa raste ndodh që virusi të pësojnë ndryshime në mënyrë shumë rezistente dhe kjo varet shumë nga lloji terapisë që përdoret.

Në vendet e varfëra janë përdorur disa ilace me pengesa të vogla gjentike që gjenerojnë më shumë rezistencë, ndërsa më pak shqetësime ka në vendet më të pasura sepse ka më shumë mundësi mjekimi ku minimizohet edhe problemi rezistencës.

Në përgjigje të kësaj situate, OBSH, kohët e fundit ka rekomanduar përdorimin e dolutegravir, një ilaç më efektiv dhe më i tolerueshëm se të tjerët dhe me një probabilitet më të ulët për të shkaktuar rezistencë sesa antiretroviralët e tjerë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604