INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i OBSH-së: Shqipëria mes katër vendeve më problematike ku po përhapet fruthi

Alarmi i OBSH-së: Shqipëria mes katër vendeve më problematike ku po përhapet fruthi

Publikuar më: 11:50 29-08-2019

OBSH ngre alarmin se në 4 vende të Evropës, mes tyre Shqipëria, është duke u përhapur fruthi.

Lajmi bëhet me dije në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila i referohet një studimi të kryer nga Komisioni Evropian i Verifikimit të eleminimit të Fruthit dhe Rubeolës (RVC).

“Pas disa vitesh ku u shënua përparim i vazhdueshëm drejt eliminimit të fruthit në Rajonin Evropian, numri i vendeve që kanë arritur ose eleminuar qëndrueshmërinë e sëmundjes ka rënë”, ishte konkluzioni i RVC, bazuar në një vlerësim të azhurnimeve të statusit vjetor për vitin 2018.

Komisioni përcaktoi se për herë të parë që nga fillimi i procesit të verifikimit në Rajon në vitin 2012, 4 vende (Shqipëria, Czechekia, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar) humbën statusin e tyre të eleminimit të fruthit.

“Rikthimi i përhapjes së fruthit është shqetësues. Nëse mbulimi me vaksina nuk arrihet dhe nuk mbahet në çdo komunitet, edhe fëmijët, edhe të rriturit do të preken dhe madje rrezikojnë të humbin edhe jetën”, thotë Dr Günter Pfaff, Kryetar i RVC.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105