INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i OKB-së: Planeti rrezikohet nga aparteidi klimatik, mbijetojnë vetëm të pasurit

Alarmi i OKB-së: Planeti rrezikohet nga aparteidi klimatik, mbijetojnë vetëm të pasurit

Publikuar më: 09:18 26-06-2019

Planeti rrezikohet nga i ashtuquajturi apartheid klimatik momenti kur të pasurit kanë më shumë mundësi të mbijetojnë nga uria ndërsa pjesa tjetër e botës do të vuajë.

Ndryshimi klimatik mund të thellojë edhe më shumë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve, pasi ngrohja globale pritet të shtyjë miliona persona drejt varfërisë dhe urisë, është ky alarmi që jep Philip Alston ekspert i OKB-së.

“Ndonëse njerëzit e varfër janë ata që ndotin më pak, ata mbajnë barrën e ndryshimit klimatik dhe kanë pak mundësi që të mbrojnë veten nga efektet e saj”, tha raportuesi special i OKB-së për varfërinë ekstreme dhe të drejtat e njeriut.

“Rrezikojmë të hyjmë në skenarin e një aparteidi klimatik ku më të pasurit paguajnë për t’iu larguar nxehtësisë, urisë dhe konflikteve ndërsa pjesa tjetër e botës mbetet që t’i vuajë ato”, tha Alston në një deklaratë që u publikua gjatë një takimi të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.

“Ndryshimi klimatik mund të fusë 120 milionë persona në varfëri deri në vitin 2030”, shkruan Alston në raportin e tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492