INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alarmi i OKB-së, shqiptarët së shpejti më ''pleqtë'' e rajonit[VIDEO]

Publikuar më: 09:15 13-11-2018

Largmi i shqiptarëve, por dhe lindjet e pakta kanë bërë që popullsia të plaket me një ritëm të shpejtë. Në fillim të viteve 1990 kishim popullsinë më të re në rajon edhe në Europë, me moshë mesatare të popullatës 24 vjeç. Në vitin 2021 projeksionet e Kombeve të Bashkuara mbi moshën mesatare janë 35 vjeç, ku krahasuar me vendet e rajonit sërish vendi ynë ka moshën më të re. Por situata paraqitet e zymtë në 2060, ku sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara Shqipëria do të ketë një moshë mesatare më të madhe se të të gjitha shtetet e rajonit si Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Përllogaritjet janë alarmante, pasi tregojnë se deri në 2060 mosha mesatare e popullsisë në Shqipëri do të jetë 48 vjeç.
Ekspertët e OKB-së analizojnë arsyet kryesore të plakjes së popullsisë së Shqipërisë bazuar në rimin e shpejtë. Ato janë rënia e lindjeve, emigracioni dhe rritja e jetëgjatësisë.
Rënia e lindshmërisë ka shkuar drejt niveleve të vendeve europiane dhe emigracioni vazhdon të jetë në shkallë të lartë. Ky fenomen në fakt është vënë re në pjesën më të madhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Europa, sipas raportit, prej vitesh ka hyrë në ciklin e plakjes së popullsisë. Projeksionet për vitet e ardhshme nuk janë aspak optimiste. Pas një dekade, projeksionet e Kombeve të Bashkuara tregojnë se në disa vende europiane mosha mesatare do të jetë 50 vjeç e lartë. Këtu përfshihen vende si Italia, Portugalia, Greqia, dhe më pas Gjermania, Polonia, Bosnja dhe Kroacia.

Article Logic
Execution time: 0.0017921924591064