INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i studiuesve francezë, çfarë rrezikojmë nga pijet e ëmbla...

Alarmi i studiuesve francezë, çfarë rrezikojmë nga pijet e ëmbla...

Publikuar më: 11:33 11-07-2019

Pijet e ëmbla përfshirë edhe lëngjet e frutave shtojnë mundësitë që të prekemi nga kancerii, në këtë përfundim kanë arritur studiuesit francezë. Ekipi i specialistëve nga universiteti i Sorbone shprehen se shkaktar kryesor është sheqeri dhe niveli i tij në gjak.
Ata morën në studim pije që përmabnin më shumë se 5% sheqer. Ekspertët arritën në përfundimin se duke pirë rreth dy kanace në ditë me pije të ëmbla shtohej me 18% mundësia që një person të vuante nga sëmundja e kancerit.

Në hulumtim u zbuluan rreth 2193 raste me kancer, 693 prej tyre ishin me kancer gjiri, 291 me kancer prostate dhe 166 rezultuan me kancer të zorrës.

Studimi francez tregoi se njerëzit që pinin më shumë pije të ëmbla ishin më shumë të riskuar sesa ata që i konsumonin më pak. Ndër të tjera njerëzit që pijnë lëngje të ëmbla karakterizohen edhe nga sjellje të tjera aspak të shëndetshme si për shembull, hanë më shumë kripë marrin më shumë kalori se të tjerët dhe janë më të prirur të jenë obezë.

E pikërisht obeziteti është konsideruar edhe një nga shkaktarët e llojeve të ndryshme të tumoreve, prandaj sipas ekspertëve është shumë e rëndësishme që çdo kush të reduktojë sasinë e sheqerit në dietën ushqimore.

Ekspertët francezë u ndalën edhe tek elementë të tjerë kimikë që gjenden tek pijet e ëmbla duke shtuar se në shfaqjen e sëmundjes ndikojnë edhe ngjyruesit që përdoren.

Sipas tyre ende duhen realizuar të tjera studime por hapi i parë është që të gjithë të kuptojnë se duhet reduktuar sheqeri dhe cdo produkt që e përmban atë.

Article Logic
Execution time: 0.0038211345672607