INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi. Impiantet kirurgjikale shkaktuan 1 mijë të vdekur në 3 vjet

Publikuar më: 13:45 27-11-2018

Ekspertët japin alarmin për rrezikun që u kanoset pacientëve që kryejnë impiante mjekësore. Të dhënat e fundit flasin për 1000 të vdekur në tre vjet, për shkak të  impianteve në gjoks, stimuluesve të ritmit dhe impianteve të tjera kirurgjikale. Zyrtarët e lartë të qeverisë angleze thonë se nuk është bërë mjaft për të mbrojtur njerëzit nga 'pajisjet e rrezikshme mjekësore'. Një hetim zbuloi se janë raportuar 62,000 probleme me impiantet mjekësore mes 2015 dhe 2018, dhe gjatë kësaj periudhe më shumë se 1,000 njerëz vdiqën. Shifrat e marra nga Agjencia Rregullatore e Mjekësisë dhe Kujdesit të Shëndetit zbuluan shtrirjen e problemeve të shkaktuara nga impiantet mjekësore. Ekspertët paralajmërojnë rregullat mbi vendosjen e pajisjeve nuk janë të rrepta. Nga 15,436 probleme të raportuara deri më tani në vitin 2018, vetëm për 231 raste janë kryer hetime për procedurën që ka shkuar keq. Presidenti i Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve, tha se gjetjet 'nënvizojnë nevojën për ndryshime drastike në rregullatorin', duke shtuar se shumë pajisje futen pa provat e duhura që punojnë ose janë të sigurta. Vitin e kaluar qeveria pezulloi përdorimin e rrjetës vaginale, implant për të trajtuar prolapsën e legenit, i kryer te rreth 100,000 grave në dekadën e fundit. Rreth 50,000 gra britanike që ju nënshtruan impiantit të gjirit u paralajmëruan se mund të rrezikohen nga kanceri si rezultat i silikonit industrial të përdorur.

Article Logic
Execution time: 0.0033500194549561