Një erë lufte duket se po troket, të paktën kështu tregojnë rrethanat në arenën ndërkombëtare.
Incidenti me Rusinë, dëbimi i diplomatëve duket se është një nga shkaktarët që trazojnë ujrat mes shteteve.
Edhe deklaratat mes Rusisë dhe Britanisë nuk janë aspak të qeta.
Sekretari Britanik i Mbrojtjes Gavin Williamson shprehet se helmimi i ish-agjentit Skripal tregoi edhe një herë rrezikun që mbart Rusia duke cilësuar se bota po bëhet një vend edhe më i errët.
‘Nëse kishim dyshime për riskun që vjen nga Moska, duhet të shohim ngjarjet në Salisbury ku forcat tona u përballën me një sulm kimik. Kjo ishte e jashtëligjshme nga ana e Rusisë dhe kundër shtetit tonë.
Presidenti Putin po përdor më shumë forca për të forcuar influencën e shtetit të tij në botë.’ U shpreh sekretari.
Ai shtoi se Putin mund të nisë Luftën e Tretë Botërore nëse vijon të influencojë në mbarë botën.
‘Ne duhet të përballemi dhe të reagojmë nda kësaj j paqëndrueshmërisë’ konfirmoi Williamson.