INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi: Nargjileja, “trendi i ri” i rrezikshëm që ka prekur rininë shqiptarë

Alarmi: Nargjileja, “trendi i ri” i rrezikshëm që ka prekur rininë shqiptarë

Publikuar më: 09:21 24-04-2017

Nargjileja është nja faktor risku i shtuar për adoleshentët në vend, të cilët pas cigares, alkoolit, substancave dhe varësisë teknologjike, shtojnë edhe nargjilen në listën e hobeve të rrezikshme për shëndetin e tyre.

 Mjekia pneumologe Olvis Petre, shpjegon për Report Tv edhe pasojat që nargjile ka tek shëndeti injeriut  dhe kryesish tek adoleshentët, të cilët janë bërë konsumatorë të “modës së re”   “

Nargjileja është me përmbajtje duhani kryesisht, me duhan të presuar në formë palte në formë trajtimesh të ndryshme, por gjithsesi përmbajtja e saj është pirja e duhanit,dihet që duhani shkakton shumë sëmundje të ndryshme, duhani është pirë në formën e cigares apo cigares me filtër dhe kjo është një nga metodat e lashta jo se u shpik sot dhe kjo nuk do të thotë që nuk ka të njëjtat efekte anësore mbi shëndetin e njeriut në të gjitha moshat. Por sidomos sa më shumë të jetë e vogël mosha e njeriut mosha e fëmijës, aq më të mëdha janë efektet dhe më të rënda dhe si sëmundshmëri. Pra rreth 90% në ditët e sotme e të sëmurëve me kancer në mushkëri, shkaktar kanë duhanin”, tha Olvis Petre

Kontrolli prindëror, edhe kësaj here duhet të jetë vigjilent. Për këtë arsye doktoreshë Petre rekomandon.   

“Sepse shumica mendojnë se nuk ka të njëjtat efekte si duhani, efekte anësore, efekte në organizëm, por janë të njëjtët shkaktarët e kancerit të mushkërisë, ose të bronikitit kronik, tek ato që irritojnë mukozën bronkiale dhe mund të shpërthejë një asëm, janë po aty tek ai tymi i duhanit që konsumohet dhe nëpër nargjilesë”, tha Olvis Petre.  

Konsumi i cigares dhe derivatet e saj janë shkaku i tretë i vdekjeve në botë. Dhe për të mbrojtur adoleshentët, psikologia Orjola Pampuri këshillon:

“Nargjileje është po aq e rrezikshme sa duhani, madje më shumë por merret në mënyrë më të thjeshtë por çfarë duhet të kenë parasysh prindërit? Atë që duhet të ketë kundrejt gjithë faktorëve të tjerë të riskut, prindërit duhet ti kushtojnë kohë dhe brenda kësaj kohe që është shumë e rëndësishme, kohë dhe komunikim, brenda kohës është komunikimi, nëse ata komunikojnë nëse ata i tregojnë të gjitha, rreziqet që i shfaq një sjellje e tillë, nëse prindërit më pas e dinë vendndodhjen e fëmijës tij, nëse prindi vendos dhe kufij fëmijës, apo adoleshentit sepse kemi përballë adoleshentët që janë përdorues të tyre, nëse i vendos kohë, nëse i vendos kufij gjithmonë ka një lloj autoriteti një lloj prindërimi me autoritet”.   

Në Tiranë, vetëm vitin e fundit numri i bareve dhe lokaleve që ofrojnë nargjilenë është shtuar së tepërmi, ku edhe çmimet për të siguruar një shishe nargjile varion nga 5 deri në 50 euro./ report tv

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652