Gazeta gjermane “Bild” lëshon alarmin për sulme të mundshme terroriste në plazhet e Europës, kryesisht në Itali dhe Spanjë. Gazeta u referohet të dhënave të siguruara nga shërbimet sekrete italiane dhe gjermane.
Terroristët mund të maskohen si shitës ambulantë dhe të hedhin veten në erë në plazhet e populluara të Evropës.
Sipas gazetës, sulmet terroriste në plazhe mund të jenë të ngjashme me sulmin në Sousse në Tunizi, vitin e kaluar.
Sipas një funksionari të shërbimeve gjermane, ISIS synon të përhapë terrorin në një tjetër dimension, pasi plazhet nuk mund të jenë të mbrojtura.