INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alarmi nga fruthi. Në Itali rritje e frikshme rastesh me 230% nga viti i kaluar [VIDEO]

Publikuar më: 17:37 30-03-2017

Italia jep alarmin për rritje shqetësuese të prekjes nga fruthi, qe regjistron një rritje me 230% të rasteve në një vit.  Sipas Ministrisë së Shëndetësisë se vendit fqinj, ky bum vjen për faktin se prindërit refuzojnë vaksinimin, pavarësisht nga provat shkencore.  Numri i rasteve të prekura nga fruthi për vitin 2016 ishte rreth 844, nderkohe qe vetem gjatë tre muajve te pare te këtij vitit është mbi 1 mijë persona. Sipas Institutit të Lartë të Shëndetësisë Italiane, 33% e rasteve kanë  pasur të paktën një komplikacion, ndërsa 57% e rasteve është regjistruar në grupmoshën 15-39.  Të dhënat e organizatës së fëmijëve, UNICEF janë alarmante. Fruthi vret 132 mijë fëmijë në vit, në botë. Nuk ka ilaç specifik për të luftuar atë, dhe në fëmijët e vegjël me sistem të brishtë imunitar mund të ketë komplikime të rrezikshme për jetën.  Në situatën kur vendet fqinje japin alarmin për  rritjen e frikshme të rasteve të prekura nga fruthi, dhe Organizatat Botërore publikojnë të dhëna për mijëra viktima nga kjo sëmundje, shtohet edhe më shumë alarmi për përhapjen e sëmundjes në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109