Alarmi për aktet e mundshme terroriste ditën e sfidës Shqipëri-Izrael kanë përcjellë ankth edhe në kampin e kundërshtarëve.
Së fundmi, mediat izraelite kanë kontaktuar me sulmuesin e Skënderbeut, Hamdi Salihin si një ish-futbollist që ka luajtur në kampionatin e Izraelit.
Interesimi i mediave izraelite për situatën në Shqipëri ka marrë një përgjigje të prerë nga Salihi, i cili ka siguruar se në vendin tonë nuk ka për të ndodhur asgjë dhe se duhet të rrinë të qetë, shkruan ‘newsport’. Sfida mes Shqipërisë dhe Izraelit u zhvendos nga Shkodra në Elbasan, për arsye sigurie.