INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alarmi për toksinat. Në shampo, po përdoren kimikate që shkaktojnë kancer [VIDEO]

Publikuar më: 16:49 19-04-2017

Shampot që përdoren për larje, përmbajnë një kimikat kancerogjenik. Bëhet fjalë për substancën toksike - 1,4-dioksane – e cila përdoret në një numër të madh  të produkteve të larjes duke përfshirë shumicën e xheleve të dushit, kremra dhe madje edhe sapunët e duarve. Pavarësisht se është identifikuar si një kimikat kancerogjen, kompanitë nuk janë të detyruar ta shkruajnë atë në etiketat e tyre të produktit. Dy senatorë amerikanë po bëjnë thirrje për ndalimin e toksinës. Kimikati 1,4-dioksan është një lëng i tejdukshëm që shpërndahet lehtësisht në ujë. Përdoret kryesisht si një tretës në prodhimin e kimikateve dhe si një reagent laboratorik. Studimet kanë treguar se minjtë laboratorikë që thithën avujt e 1,4-dioksan gjatë shumicës së jetës së tyre zhvilluan kancer brenda hundës dhe në zgavrën e barkut. Po kështu, minjtë që pinë ujë që përmban 1,4-dioksan gjatë shumicës së jetës së tyre, kanë zhvilluar kancerin e mëlçisë. Departamenti amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore mendon se ky kimikat shkakton kancer tek njerëzit. Numërohen të paktën 8,000 produkte në treg në SHBA me përbërës që mund të përmbajnë 1,4-dioksane. Një studim i vitit 2008 zbuloi se kimikati ishte në 46 për qind të produkteve të kujdesit personal që u testuan.

Article Logic
Execution time: 0.0043408870697021