Ndërkohë që gjithë Europa ka ngritur alarmin për virusin e Nilit Perëndimor, Ministria e Shëndetësisë në Shqipëria i është përgjigjur thirrjes së OBSH për marrjen e masave. Ministria e Shëndetësisë ka pulikuar masat e mbrojtjes në rrjetet sociale.
"Transmetimi i infeksionit nga virusi i Nilit Perëndimor te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara”, shkruan bashkëngjitur masve të publikuara Ministria e Shëndetësisë. Duke qënë se edhe vendet fqinje si Kosova, Greqia e Serbia janë prekur nga ky virus edhe vendi jonë ka risk.