Whatsapp ka njoftuar një ndryshim të madh në shërbimin e tij, që do të mërzisë shumë persona që e përdorin atë për të komunikuar me të afërmit dhe miqtë. Shumë shpejt, disa lloje celularësh nuk do të përdorin dot më Whatsapp-in, pasi kompania e zotëruar nga Facebook-u nuk do të punojë më për një kategori të caktuar telefonash.
Pra, do të thotë që ata të cilët kanë një Iphone 4 apo 4s duhet të blejnë një telefon të ri nëse duan ta përdorin aplikacionin. Problemi qëndron me IOS 7, e cila nuk mund të përputhet më me versionin e fundit të Ëhatsapp dhe përveç modeleve të vjetra mund të prekë dhe disa lloje të tjerë telefonash më të rinj. Gjithsesi, njerëzit kanë kohë të bëjnë ndryshimin me telefonat e tyre deri në 1 shkurt sepse ky është afati i fundit kur do lejohet shkarkimi dhe përdorimi i Whatsapp.