INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmohen shkencëtarët: Çfarë po ndodh me diellin, dhe si do jenë temperaturat në vazhdim

Alarmohen shkencëtarët: Çfarë po ndodh me diellin, dhe si do jenë temperaturat në vazhdim

Publikuar më: 08:17 06-07-2017

Dielli së shpejti do të hyjë në një cikël aktiviteti shumë të dobët. Ky moment pritet të vijë brenda dy vitesh, por bëhet fjalë për një fakt krejt natyral, pasi edhe shkencëtarët nuk janë në gjendje të përcaktojnë se çfarë do të shkaktojë.

Është kjo ajo që thuhet në një studim të publikuar nga Royal Astronimical Society në revistën shkencore ‘Monthly Notices’.

Studimi britanik i drejtuar nga Yvonne Elsëorth, analizoi valët zanore të prodhuara nga tërmetet që ndodhin në sipërfaqen e tokës, në sajë të së cilave mund të përcaktohet niveli i aktivitetit magnetik diellor.

“Dielli është shumë i ngjashëm me një instrument muzikor, përveç faktit se notat e tij janë me frekuencë shumë të ulët rreth 100 mijë herë më të ulëta se nota ‘Do’”, thotë Elsëorth, shkruan noa.al.

Ky studim u bë i mundur në saj të Solar Oscillations Netëork, një rrjet prej gjashtë teleskopësh të shpërndarë në gjashtë shtete, ku u zbulua se brenda dy vitesh cikli i diellit do të ketë aktivitet minimal.

Bëhet fjalë për një moment të pazakontë për Diellin, i cili gjatë viteve të fundit e ka reduktuar shpejtësinë e lëvizjes.

Article Logic
Execution time: 0.0032148361206055