Kryeqyteti i Belgjikës, Brukseli, është alarmuar pasi një person i armatosur ka marrë peng 15 persona në supermarket. Siç bëjnë me dije mediat vendase, dhe burimet policore, dyshimet janë për një grabitje të dështuar. Policia arriti menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërkohë që një helikopter ka monitoruar gjithçka nga lart. Ndërsa sipas dëshmitarëve që ndodheshin në vendngjarje, personi, mosha e të cilit nuk dihet,nuk ka bërë asnjë kërkesë por vetëm bërtiste se nuk dëshironte të shkonte në burg.
Pas rrethimit te zonës, agresori është dorëzuar duke liruar edhe pengjet. Ai është arrestuar, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.