Këngëtarja e famshme, emri i vërtetë i së cilës është Elisabeth Woolridge Grant, pretendon se dy fanse të saj janë i janë ngjitur nga pas dhe nuk e lënë të qetë.
Sipas sajtit TMZ, ajo madje ka ndërruar shtëpi, por vajzat kanë arritur përsëri të gjejnë vendodhjen e saj. Del Rey ka shkuar deri aty sa të punësojë një badigard me kohë të plotë dhe një officer policie të departamentit të Los Anxhelos për vetëmbrojtje.
Këtë gjë ajo e ka raportuar edhe në gjykatë ku sipas vendimit të gjykatësit, këto dy femra duhet të qëndrojnë 100 metra larg këngëtares dhe banesës së saj. Mesa duket këto janë disavantazhet e të qënit të famshëm.