INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmohet Shqipëria, rrezikohet siguria kombëtare nga zjarrëvëniet e qëllimshme

Alarmohet Shqipëria, rrezikohet siguria kombëtare nga zjarrëvëniet e qëllimshme

Publikuar më: 10:23 03-08-2017

Dy ministrat, ai i Brendshëm Dritan Demiraj dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kanë ngritur alarmin për situatën e zjarreve në vend. Demiraj dhe Kodheli thonë se zjarrvënia është e qëllimshme dhe kjo konsiderohet si e paprecedentë dhe se rrezikon sigurinë kombëtare. Ministri Demiraj në një postim në rrjetet sociale shprehet se përgjegjësit do të kapen dhe do dënohen ashpër, ndërsa inkurajon të gjitha autoritetet që po merren me shuarjen e zjarreve që të shpëtojnë njerëzit dhe pasurinë kombëtare.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli thotë se kjo është situatë thuajse e paprecedentë nga veriu në jug për shkak të zjarreve. “Por më të tmerrshëm e bën fakti që janë të qëllimshëm”, shkruan Kodheli në FB, duke theksuar se FA janë në gatishmëri.

Postimi i Demirajt në Facebook

Te nderuar miq!

I nxehti ka bere qe me vendin tone për tashme dy muaj te ketë shume zjarre. Drejtoria e përgjithshme e emergjencave civile, zjarrfikësit, policia e shtetit, forcat e armatosura, bashkite, prefekturat po punojnë nate e dite për te vendosur situatën nen kontroll.

Inkurajoj te gjitha këto struktura qe po luftojnë me zjarret ne çdo cep te territorit për te shpëtuar njerëzit dhe pasurinë kombëtare.

Zjarrevenia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombëtare dhe përgjegjësit do te kapen e dënohen ashpërsisht. DD.

Reagimi i Mimi Kodhelit

Situatë thuajse e paprecedentë nga veriu në jug për shkak të zjarreve. Por më të tmerrshëm e bën fakti që janë të qëllimshëm. Megjithatë FA janë të pranishme kudo, që nga #Llogoraja, #Palasa, #Dukati, #Dajti e deri në #Velipojë. Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës!

Article Logic
Execution time: 0.0038051605224609