INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alba e

Alba e "Gossip Girl", tashmë edhe përkthyese!

Publikuar më: 18:49 03-02-2016

Prezantuese? Po! Modele? Po! Gazetare? Po! Lista nuk mbaron me kaq…

Teksa shohim Instagramin e Alba Çobaj, ose siç e quajmë ne, Gossip Girl, mund të kuptojmë mjaft mirë se ajo është një vajzë tepër aktive si brenda edhe jashtë botës së televizionit. Së fundmi Alba na bën të ditur se është edhe përkthyese e një prej shtëpive botuese më të mira në vend, Dudaj. Më tepër se titulli përkthyese na çuditi fakti se ajo mund të arrijë të sjellë në shqip vepra të tilla si ajo e autores italiane Sveva Casati Modignani, “Caterina a modo suo”, një model ky i prozës filozofike që nuk është aspak i lehtë të vijë tek lexuesi shqiptar njësoj si tek ai italian. Mesa duket, Alba jonë ka më shumë aftësi seç na ka treguar. E vetmja gjë që presim është supriza e radhës. Ndërkohë që po nxitojmë të lexojmë librin, i urojmë shumë suksese!

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652