Pas ndarjes nga Klaudia Pepa, Albi Nako është përfolur për një lidhje me balerinën e njohur Alba Hoxha dhe këto zëra nisën pasidyshja janë parë shpesh në publik nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje u tha se ata e kanë çuar në një tjetër nivel lidhjen e tyre duke u fejuar, por që të dy i kanë mohuar kategorikisht këto aludime.
Ndonëse e ka mohuar lidhjen, Albi Nako nuk e fsheh dot gëzimin kur sheh Albën të veshur si nuse me fustan nusërie.
Balerina e njohur Alba Hoxha është bërë sot nuse për herë të parë teksa ka sfiluar në një event dhe përveç hijëshisë së saj, ra në sy sy ishte reagimi i Albi Nakos. Ai e ka filmuar balerinën gjatë gjithë xhiros së saj dhe dukej mjaft i fokusuar në performancën e Albës, të cilën e ka etiketuar në videot në Instagram dhe ka vendosur disa emoji si për t’i treguar që duket si yll.