INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alban Bushi flet për miqësoren e fundit të

Alban Bushi flet për miqësoren e fundit të "Shpresave" dhe perspektivat e tij në këtë takim

Publikuar më: 11:48 08-06-2018

Kombëtarja Shpresa do të përballet sot në miqësoren e fundit me Bjellorusinë,ku do të kërkojnë një tjetër fitore pas triumfit në ndeshjen e parë.
Në prononcimin për shtyp, trajneri i ekipit Shpresa , Alban Bushi, e vuri theksin te elementët e rinj, duke treguar se do të synojnë të marrin rezultat në çdo ndeshje.

“Nuk duhet të synojmë rezultatin në ndeshjet miqësore. Më mirë do të doja të humbja e të fitoja 1 lojtar, se sa të fitoja e të mos fitoja asnjë lojtar. Ky është objektivi. Ne kemi edhe tre ndeshje, në muajin shtator luajmë në Spanjë. Në tetor vjen Spanja në Shqipëri dhe me Estoninë. Në të treja ndeshjet do të donim të merrnim lojtarët që e kemi nisur sezonin, por do të fusim edhe 2-3 elementë nga datëlindja 99, për t’i pasur në sezonin tjetër”, u shpreh Alban Bushi, trajneri i kombëtares U-21.

Article Logic
Execution time: 0.0027439594268799