Një mbrëmje e magjishme kjo për ekipin e Partizanit, në veçanti për portierin, njëkohesisht heroin, Alban Hoxha. Ekipi i të kuqve kualifikohet për në turin tjetër të Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Ferencvarosin e Hungarisë. Të dyja ndeshjet përfunduam me rezultat të njejtë, 1-1. Nuk mjaftuar 120 minuta lojë për ta zgjidhur ndeshjen, por u desh ruleta e penalltive që demat e kuq të kalojnë më tej me rezultatin 3-1. Padyshim Alban Hoxha heroi i mbrëmjes, me 3 penallti të pritura, dhe një super gol “Panenka”, të cilën edhe lojtarët e mëdhenj e kanë të vështirë ta provojnë.