Alban Ramosaj duket se është gati për të publikuar projektin e tij më të ri me titull “A më do”.
Kjo këngë do të dalë në datën 28 shkurt dhe pritet të shohim skena eksplicite. Në fakt duket se Albani i ka lënë pak vend imagjinatës duke gjykar nga fotot e publikuara në Instagram. Me gjithë këto imazhe që kanë paraprirë klipin, pyesim veten në ka mbetur më gjë për të parë. Gjithsesi, në rastin më të mirë, diçka e tillë mund të ndodhë për shkak se ky artist është ende në fillim të karrierës së tij dhe disa detaje marketingu edhe mund t’i shpëtojnë. Mbetemi në pritje…