INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alban Ramosaj flet për lidhjen e tij më të re: 'Më lejoni ta shijoj edhe pak privatësisht' [VIDEO]

Alban Ramosaj flet për lidhjen e tij më të re: 'Më lejoni ta shijoj edhe pak privatësisht' [VIDEO]

Publikuar më: 13:35 07-10-2019

Mbrëmjen e kaluar, në programin “Why Not” ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Alban Ramosaj. Në një intervistë të zhvilluar me Roza Lati, ai ka pranuar se është në një lidhje tepër private.

“Gocat e mia të dashura, që ta keni parasysh, Albani është i lidhur”, tha moderatorja.

“Jam në një periudhë shumë pozitive të jetës sime. Dhe nga këngët mund ta kuptoni. Nëse evulon në diçka më serioze, me besoni që do e merrni vesh. Thjesht me lejoni ta shijoj edhe pak privatësisht”, ju përgjigj Albani pyetjeve rreth lidhjes së tij. 

 

Kujtojmë se pak ditë më parë këngëtari deklaroi se këngën e re e ka dedikim për dike dhe thuhet se vajza me fat është modelja Niki Deliorgji.

Me anë të një komenti Albani e quajti atë, “guaja jem”, megjithatë ende nuk është konfirmuar vajza e cila i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit shqiptar.

gtuja.png

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717