Ditën e djeshme, Alban Ramosaj i bëri të gjithë të flasin për të pasi postoi një foto ku kishte pozuar nudo gjatë pushimeve të tij në Bali të Indonezisë.
Ai e krahasoi veten me një nga skulpturat e Michelangelo-s dhe aq mjaftoi që të shpërthenin komentet nga miqtë dhe ndjekësit në rrjetin social. E sigurisht që nuk mund të mungon edhe MEME-t në Instagram të cilat ishin nga më të ndryshmet.
Miqtë e këngëtarit, të afërmit dhe kolegët e tij nuk ndaluan së qeshuri, por edhe e ëma kishte diçka për t’i thënë.
“Skulptur, Mikelangelo, art <3” ka shkruar ajo, duke i shtuar më pastaj edhe fjalët “A nuk ke të ftohtë jeta?”.