Vajza, me siguri do e harronit të dashurin tuaj për një moment pasi të shikonit këtë foto!
Krahas muzikës, Alban Ramosaj ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me pamjen e jashtme dhe jo rrallë herë e bën këtë. Nëse shikojmë Instagram-in e tij, na duket pak a shumë si një profil i ndonjë modeli të suksesshëm e jo më kot vajzat “çmënden” pas tij. Me postimin e tij të fundit vështirë të gjejmë ndonjë fanse të tij që nuk është “intriguar”, pasi këngëtari i njohur ka postuar një foto teksa po bënte dush.
Në këtë foto ai shihet i zhveshur dhe i lagur në pjesën lart ndërkohë që ka shkruar “you can leave a toothbrush at my place”, pjesë e teksit të këngës Toothbrush nga DCNE.
Alban mos e ekzagjero më se i çmende vajzat!