INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alban Skënderaj, dedikim romantik për ditëlindjen e Miriamit [FOTO]

Alban Skënderaj, dedikim romantik për ditëlindjen e Miriamit [FOTO]

Publikuar më: 15:13 30-05-2016

Sot është ditëlindja e këngëtares bukuroshe Miriam Cani dhe natyrisht që nuk mund të mungonte një urim nga bashkëshorti i saj, Alban Skënderaj.

Nuk ishte një këngë këtë herë, por Albani përsëri nuk ka rezistuar pa i shprehur publikisht dashurinë mamasë së fëmijës së tij, e cila sot fryn 31 qirinj. Ai ka postuar në Instagram një foto të Miriamit së bashku me një mbishkrim të shkurtër ku shpreh ndjenjat e tij në pak fjalë, por të mjaftueshme. “Ti i dhe kuptim jetës time”, një frazë e shkëputur nga kënga “Unë dhe Ti”, e realizuar së fundmi nga Albani, ka mjaftuar për të përmbledhur gjithë dashurinë e tij. Ai vazhdon duke i thënë “dashurisë së tij” se e do çdo ditë e më shumë. Edhe ne i urojmë ditëlindjen Miriamit, si dhe të vazhdojë të frymëzojë shumë hite të tjera të Albanit.

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221