Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë jo vetëm këngëtarë shumë të suksesshëm, por edhe një ndër çiftet më të bukur në shoëbiz shqiptar.
Miriam Cani sot feston ditëlindjen e saj të 34-të dhe nuk kanë munguar urimet e ndryshme nga të afërmit dhe fansat e saj.
Urimi më i bukur dhe më emocionues është ai i bashkëshortit të saj Alban Skënderaj, i cili e ka uruar me një postim në Instagram ku shihen të dy të lumtur, ku ky i fundit shihet duke e puthur në ball.
“Çdo fjalë më shumë do të ishte e tepërt. Dashuria për ty nuk përshkruhet me fjalë. Gëzuar ditëlindjen, bashkëshortja ime.”- ka shkruar Albani.