Këngëtari i mirënjohur i muzikës shqiptare Alban Skënderaj, ka humbur një njeri të shtrenjtë.
Mësohet se këngëtari ka humbur nënën e tij ditën e sotme, e cila është larguar nga jeta pasi ka luftuar prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Ajo jetonte në Itali, ku edhe po kurohej për sëmundjen. Por fatkeqësisht e ëma e Albanit nuk ia ka dalë dot të mposhtë sëmundjen e rëndë.