Vetëm pak ditë më parë nëna e këngëtarit Alban Skënderaj, për fat të keq u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Pas kësaj humbjeje, Albani u distancua nga skena deri në mbrëmjen e kaluar teksa përformoi për herë të parë pas humbjes, në sheshin “Skënderbej”. Duke e kthyer dhimbjen në forcë, këngëtari teksa performoi këngën “Ëngjëll” drejtonte duart lart nga qielli, pasi e dinte që një ëngjëll nga lart po e shikonte.