IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Alban Skënderaj nuk ka të ndalur! Pas bashkëpunimit me MC Kreshën, lajmërohet edhe bashkëpunimi me reperin më të pasur në Shqipëri

Alban Skënderaj nuk ka të ndalur! Pas bashkëpunimit me MC Kreshën, lajmërohet edhe bashkëpunimi me reperin më të pasur në Shqipëri

Publikuar më: 20:45 07-05-2018

Është njohur gjithnjë si djali i baladave, por askush nuk do ta kishte menduar se Alban Skënderaj do të vinte në një bashkëpunim me Noizyn.

Pak pasi bëri të ditur se do të publikojë këngën e radhës me reperin e famshëm MC Kresha, Alban Skënderaj duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

Lajmi për bashkëpunim me një tjetër reper, Noizyn, u bë i ditur nga moderatorët e emisionit “Chaud Patate” në Energy Radio.

Sipas tyre, Noizy dhe Albani janë duke punuar për të sjellë projektin e tyre të parë muzikor së bashku, i cili mësohet se do të ketë temë sociale dhe është krijuar nga vet Alban Skënderaj.

Padiskutim që një bashkëpunim midis dy prej këngëtarëve më të famshëm dhe më të dashur të publikut shqiptar nuk ka si të mos jetë i suksesshëm.

download.jpgnoizy-1.jpgs.pngalban1.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.001755952835083