INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alban Skënderaj sjell ‘Plagë në gjysmëshpirt’, prek me rrëfimin e tij të ndjerë: Hodha në vargje dhimbjen e Miriamit

Alban Skënderaj sjell ‘Plagë në gjysmëshpirt’, prek me rrëfimin e tij të ndjerë: Hodha në vargje dhimbjen e Miriamit

Publikuar më: 21:56 17-03-2019

Alban Skënderaj është një ndër artistët më të mirë të tregut muzikor shqiptar. Aspak komercial, por një artist që nëpërmjet projekteve të tij muzikore dëshiron që të komunikojë me publikun dhe të përçojë ato që ndjen, ku mund të gjejnë veten shumica e njerëzve.
Së fundmi ai ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar ‘Plagë në gjysmëshpirt’ dhe ka zbuluar që këtë këngë e ka shkruar 10 vite më parë, kur ka humbur jetë e ëma e bashkëshortes së tij Miram Canit. Pra, ‘Plagë në gjysmëshpir’ është një këngë që rrëfen të gjitha dhimbjet e Miriamit që ka përjetuar kur ka humbur nënën e saj.

“Duhet të pranoj se ky dimër ka qenë i ftohtë si në zemer ashtu dhe në frymëzim për mua. Duke ardhur pranvera e duke çelur lulet e para rritet dhe dëshira për jetën e për të krijuar muzikë me energji pozitive, por para se të nis këtë kapitull të ri kam ende një këngë që dua të ndaj me ju. E kam shkruar SAKTËSISHT para 10 vitesh edhe pse ka qenë gjithmonë më shumë e Miriamit se sa e imja si kënge. E kam shkruar mënjëherë pasi nëna e saj e dashur u largua papritur dhe tepër e re nga kjo botë. Unë hodha në vargje e muzikë dhimbjen e Miriamit dhe pse perjetimi ishte i fortë edhe për mua. Nënën e saj e kujtoj si një njeri të jashtëzakonshëm që kujtdo i dhuronte vetëm buzëqeshje dhe mirësi. Miriami nuk ka mundur dot asnjëherë ta këndojë për shkak të emocioneve, por ç’është e vërteta të dy, ndoshta gabimisht, kemi menduar që dhimbje të tilla kaq të thella dhe personale nuk ka nevojë të ndahen me publikun, por duhen mbajtur për vete dhe me vete. U bënë gati 2 vite që une kam humbur nënën time tashmë dhe në momente të vështira, kur nuk kam mundur dot të gjej asnjë përgjigje, më shumë se kurrë ndjenjat e mia janë pasqyruar në këto vargje. Na mungojnë çdo ditë dhe sado koha të kalojë këto plagë nuk do mbyllen kurrë plotësisht. Ne nuk jemi aspak të veçantë, nuk kemi imunitet nga dhimbja, jemi njerëz si të gjithë dhe sipas nesh, misioni më i madh i një artisti është të shkrujë këngë që sado pak i bëjnë njerëzit të mos ndihen vetëm, si në gëzimin ashtu edhe në dhimbjen e tyre. Ndaj vendosëm këtë këngë dhe këto ndjenja t’i ndajmë me ju. #PlagNeGjysmeShpirt”,është shprehur Alban Skënderaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034918785095215