INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alban Skënderaj uron me fjalë të ëmbla vogëlushen Amel. Ja çfarë dhurate i ka bërë[FOTO]

Alban Skënderaj uron me fjalë të ëmbla vogëlushen Amel. Ja çfarë dhurate i ka bërë[FOTO]

Publikuar më: 10:42 29-11-2017

Alban Skënderaj ka uruar nga zemra vogëlushen e tij Amel për dy vjetorin e lindjes.

Vajza e tij, Ameli erdhi në një ditë mjaft të veçantë, pikërisht në datën 28 nëntor, datën e pavarësisë.

Në këtë 105 vjetor të pavarësisë, Albani i ka uruar vogëlushes Amel edhe 105 vite të lumtura.

Në ‘Instagram’, ai shkruan se Ameli erdhi në jetë atëherë kur ai dhe Miriami kishin më shumë nevojë për të, si dhurata më e bukur. Më tej, ai zbulon dhe dhuratën që çifti i famshëm i shoëbizz-it shqiptar i ka bërë vajzës, që është pikërisht një këngë e tyre me titullin “Dhurata’.

“Gëzuar datëlindjen e shtrenjta ime në këtë ditë të madhe dhe të bekuar. Ti erdhe atëherë kur kishim më shumë se kurrë nevojë për ty si Dhurata më e bukur në jetë. Kjo këngë që besoj se janë fjalët e çdo prindi është Dhurata jonë për ty. Ti sot mbush 2 vjeç dhe ne urojmë me zemër që të bëhesh 105. Na duket sikur të gjithë shqiptarët sot festojnë pak edhe për ty.

 Gëzuar ditën e Pavaresisë të gjithëve dhe qofshi të lumtur pranë familjeve tuaja”, shkruan Albani.

drl_gf90we4i.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717